Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Tension në ndeshjen Argjentinë-Uruguai, Ugarte “degjeneron” De Paul dhe e thërret si… “thithësi” i Mesit

GS 17/11/2023 2 Min. Lesezeit

Argjentina ka humbur në shtëpi ndaj Uruguait me rezultat 0-2, ndeshje e vlefshme për kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kampioni i Botës, Argjentina është mposhtur në shtëpi nga Uruguai me rezultat 2-0 në një ndeshje të tensionuar dhe më shumë kartonë nga të dyja ekipet. Golat për Uruguain u shënuan nga Ronald Araujo (41’) për 0-1 dhe Darvin Nunez (87’) për 0-2.

1

Zakonisht duelet e kombëtareve në Amerikën Latine shoqërohen edhe me tensione dhe lojë të ashpër, gjë e cila ka shoqëruar edhe sfidën e mësipërme

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte  pati një përplasje me argjentinasit, ku kundërshtari i tij kryesor ishte Rodrigo De Paul, të cilin ai e konsideron si “zarin” e Mesit, duke e shoqëruar fyerjen me fjalë por edhe me gjeste të seksit oral.  Lojtari  i PSG-së e quajti atë si  “thithës të Mesit”, duke bëri edhe një gjest të shëmtuar që i ngjan aktit për të cilin po e ‘akuzonte’.

De Paul është një nga më të afeksionuarit  dhe më i apasionuar pas Mesit, pasi ai gjithmonë flet për Leon,  pa marrë parasysh se cila është tema e diskutimit. Për besnikërinë “e verbuar” ndaj Mesit, De Paul është bërë shpeshherë subjekt i memeve në rrjetet sociale.

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: