Erik Lamela do të vijojë karrierën në elitën e futbollit grek teksa do të bashkohet me AEK-un e Athinës, ku do të jetë shok skuadre me Thomas Strakoshën. Futbollisti argjentinas, ka mbërritur ditën e sotme në kryeqytetin grek, për të hedhur edhe firmën në kontratë, teksa është surprizuar nga pritja elektrizuese që i bënë tifozët e AEK-ut.
Teksa Lamela po udhëtonte me taksi, ultrasit verdhezinj organizuar një pritje madhështore, duke krijuar një atmosferë tepër të zjarrtë. Këtë video të filmuar nga brenda taksise, Lamela e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
A big reception for former Spur @ErikLamela after he arrived in Greece to sign for AEK Athens 🇬🇷
— The Spurs Web (@thespursweb) July 19, 2024
32-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Sevijas në La Ligën spanjolle, teksa në të kaluarën ka veshur fanellën e Totenhemit, Romës dhe River Plejt.
This view from inside Erik Lamela’s taxi is CRAZY. 🤯 Rabona specialist just signed for AEK Athens, whose fans are pretty excited about it. 🔥 📹 IG/eriklamela pic.twitter.com/n9UjviXnPA
— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 19, 2024
PANORAMASPORT.AL