Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Vetëm 17 vjeç dhe po spikat që në sezonin e parë, sulmuesi shqiptar tund rrjetën sërish në Australi

GS 29/03/2025 1 Min. Lesezeit

Medin Memeti është talenti shqiptar që po spikat me Melburn Siti në Australi. 17-vjeçari ka gjetur sot golin e radhës, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-3 në transfertën e Sidneit.

Screenshot 2025-03-29 154107

Ishte minuta e pestë e ndeshjes, kur Memeti shfrytëzoi harkimin në zonë dhe shënoi golin që zhbllokoi takimin. Duhet thënë se ka debutuar pikërisht në këtë sezon me ekipin e parë të Melburn Siti. Aktualisht këto të fundit mbajnë vendin e tretë në kampionat.

Memeti po ashtu është pjesë e Australisë U-20.. Po ashtu nuk kanë munguar zërat për ftesë te Kombëtarja shqiptare U-19.

Goli i Medin Memetit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: