Tashmë Totenhem nuk mund të fshihet më. Klubi londinez ka siguruar sot një tjetër fitore dhe është i vetëm në kreun e renditjes së kampionatit anglez.
Pakkush do ta kishte menduar këtë në fillimin e këtij sezoni, kur drejtimin e skuadrës e mori Ante Postekoglu ndërsa nga radhët e ekipit u largua Herri Kejn. Por duket se këto ishin lëvizjet e duhura për skuadrës e cila pa shumë trysni, po tregon nga java në javë se mund të jetë një pretendente serioze për titullin kampion,
Me fitoren e sotme 2-0 ndaj Fullhem, skuadra mori e vetme kreun me 2 pikë avantazh ndaj Siti dhe Arsenalit që e ndjekin. Goli i Son në pjesën e parë dhe i Medison në të dytën i dhanë një sukses të qetë ekipit, i cili ka kaluar çdo pritshmëri dhe pas 9 javëve të para regjistron 7 fitore e 2 barazime.
Padyshim kjo ka shtuar edhe pritshmërinë për tifozët, të cilët nuk i gëzohen një trofeu që nga viti 2008 (Kupa e Ligës), teksa nuk kanë festuar një titull kampion që nga viti i largët 1961.
GOLI I SON (VIDEO)
GOLI I MEDISON (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL