free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 3, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Vlahoviç dhe Kieza kthejnë Juventusin e pandalshëm, kapitullim pa kushte i Lacios përballë skuadrës së Alegrit

16/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi i frikshëm duket se është kthyer përsëri. Skuadra e Alegrit ka dhënë një sinjal të rëndësishëm për kampionatin teksa ka mundur me shifrat 3-1 sot Lacion.

bandicam 2023-09-16 15-49-51-807

Bardhezinjtë kanë dominuar sfidën në fushën e tyre dhe kanë fituar me një lehtësi domethënëse, pasi kanë gjetur golat atëherë kur i duheshin për të vënë lojën në shinat e duhura. Kieza shënoi që në minutën e 10 e më pas ishte Vlahoviç ai i cili dyfishoi shifrat.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Në pjesën e dytë vendasit humbën disa mundësi të tjera shënimi dhe u goditën nga një gjuajtje spektakolare e Luis Albertos. Por Vlahoviç gjeti përsëri lëvizjen e duhur duke tundur rrjetën me një gjuajtje mbresëlënëse, për të shënuar golin e 3-1 dhe për të mbyllur diskutimet për tre pikët e radhës që vënë nën trysni skuadrat milaneze.

JUVENTUS 3-1 LACIO

NGJARJET KRYESORE: 

90’ Mundësi e shkëlqyer për Juventusin për të mbyllur ndeshjen, por Ueah nuk dërgon sferën në rrjetë edhe pse pak hapa larg portës. (VIDEO)

67’ GOOOL JUVENTUSI! Vlahoviç merr një top nga thellësia në kufijtë e zonës dhe mposht përsëri Provedel. (VIDEO)

64’ GOOOL LACIO! Luis Alberto përfiton nga një pasim i gabuar dhe pasi merr sferën para zonës, lëshon një gjuajtje të pakapshme për Sheznjin. (VIDEO)

49’ Provedel bën mrekullinë teksa ndal një tjetër gjuajte të fortë me kokë të Rabio pak hapa larg tij. (VIDEO)

48’ Harkim i Kiezës në zonë për Rabvio, por gjuajtja e tij me kokë devijohet në këndore nga Provedel. (VIDEO)

45’+3′ Mbyllet me avantazhin 2-0 për Juventusin pjesa e parë. 

28’ GOOOL JUVENTUSI! Kieza ka realizuar golin e dytë me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës. (VIDEO)

15’ Kostiç rrezikon porën e Lacios me një goditje nga jashtë zone, por portieri arrin të reagojë në kohë duke e larguar topin në këndore. Pranë golit të dytë Juventus që mbetet në zonën e Lacios për minuta të tëra. (VIDEO)

10’ GOOOL JUVENTUS! Vlahoviç ka kaluar në avantazh bardhezinjtë me një gol mjaft të bukur, ku pas një krosimi në zonë ka goditur fluturimthi duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Nis takimi mes Juventusit dhe Lacios

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Shezni, Danilo, Bremer, Gati, Kostiç, Rabiot, Lokateli, Mireti, MekKeni, Kieza, Vlahoviç
Trajner: M. Alegri

LACIO: Provedel, Marusiç, Kasale, Romanjoli, Hysaj, Kamada, Kataldi, Luiz Alberto, Felipe Anderson, Zakanji, Imobile
Trajner: M. Sarri

juventus lacio

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Fillimi më i keq i PSG-së që kur sheikët iu bashkuan klubit

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In