Fillimi i finales së Champions-it ishte dështim në organizim, pasi tre tifozë kanë pushtuar fushën duke vrapuar. Ndeshja ndaloi për rreth tre minuta derisa u desh ndërhyrja e sigurimit për t’i larguar ata nga fusha.
Por njëri nga tifozët thuajse shkeli gjithë fushën duke mos u penguar nga askush dhe sigurimi nuk ndërhynte për ta ndaluar. U desh ndërhyrja e mesfushorit austriak Marsel Sabicer që tifozi të rrëzohej.
Edhe kur tifozi deshi t’i ikë sigurimit për të vazhduar vrapin, ishte sërish Sabicer që e pengoi atë duke mos e lënë të ngrihej nga fusha. Për më tepër shikoni videon:
The moment the Champions League final was interrupted by THREE streakers in first few seconds 🚨
Marcel Sabitzer had to help stop one 😱#UCLfinal pic.twitter.com/S9zLWdadf0
— Mail Sport (@MailSport) June 1, 2024
PANORAMASPORT.AL