Tensioni te Brazili duket se ka kaluar kufijtë e taktikës në fushë.
Një video virale e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale po tregon se hierarkia brenda dhomave të zhveshjes së “Seleçaos” mund të ketë ndryshuar përfundimisht, dhe viktima e kësaj është vetë Neymar.
Gjatë pushimit të detyrueshëm për hidratim (hydration break) për shkak të vapës mbytëse, Neymar, i cili ndodhej jashtë fushës, u afrua pranë skuadrës duke tentuar të merrte rolin e trajnerit. Ai nisi t’u jepte instruksione dhe këshilla me zë të lartë dy yjeve kryesorë të ekipit, Vinícius Júnior dhe Bruno Guimarães.
Indiferencë totale: Askush nuk e vë ujin në zjarr
Ajo që ka shkaktuar të qeshura dhe habi në rrjet është reagimi i dy futbollistëve. Si Vinícius ashtu edhe Guimarães u shfaqën totalisht indiferentë, duke pirë ujë dhe duke parë nga ana tjetër, pa e kthyer kokën asnjë sekondë nga ish-lideri i tyre. Sjellja e tyre linte të kuptohej qartë se nuk u interesonte aspak ajo që Neymar po u thoshte.
Komentet epike në rrjet: Ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës, fansat e futbollit në platformën ‘X’ (ish-Twitter) nuk i kanë kursyer ironitë. Krahasimi më viral i orëve të fundit e përshkruan skenën në mënyrë epike: “Neymar dukej fiks si ai plaku i dehur në pab që u jep këshilla për jetën të gjithëve, por askush nuk ia vë veshin!” Ky moment tregon qartë se te Brazili i ri, brezi i ri i udhëhequr nga Vinícius Jr nuk dëshiron më të jetë në hijen e “shfaqjeve” të Neymarit, duke shtuar edhe më shumë zërat për një krizë të brendshme autoriteti në kombëtare./Top Channel
🇧🇷 Neymar was handing out instructions to Vinícius Júnior and Bruno Guimarães in the hydration break and it looks like they couldn’t care less that he’s there.
Like a drunk old man in the pub giving advice to anyone who’ll listen. pic.twitter.com/IXKzT2c2uH
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) June 14, 2026