Wednesday, 30. September 2026
Sport

Vilson Bala në SPAK për dosjen ‘AKSHI”/Ish-shefi i Operacionales merret në pyetje për hetimet ndaj Ergys Agasit

GS 30/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-shefi i Operacionales, Vilson Bala, aktualisht drejtues i Policisë së Korçës, është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për biznesmenin Ergys Agasi dhe dosjen “AKSHI”.

Bala qëndroi rreth 50 minuta në Prokurorinë e Posaçme dhe, pas daljes, tha me humor se kishte pasur një parandjenjë se do të përfundonte në SPAK.

Paraqitja e tij vjen pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e dyshuar për nxjerrje sekretesh shtetërore dhe ndihmë ndaj Agasit gjatë arratisjes.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Teilen: