Sunday, 23. August 2026
Sport

Vinicius Junior, lojtari më i mirë i botës sipas FIFA-s

GS 17/12/2024 1 Min. Lesezeit

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA sonte ka nisur shpërndarjen e çmimeve “The Best”.

Në kuadër të kësaj ceremonie do të ipet edhe çmimi “Futbollisti më i mirë i vitit” në konkurrencën e meshkujve e të femrave, por edhe shumë çmime të tjera.

E, çmimi si më i miri i botës në konkurrencën e meshkujve për vitin 2024 shkon te ylli i Real Madridit, Vinicius Junior.

Vini e fitoi këtë çmim duke qenë në një garë të ashpër me Rodrin, nga i cili e humbi “Topin e Artë” muaj më parë.

Braziliani 24-vjeçar ishte pjesë kyçe e Real Madridit për sezonin e kaluar, duke e ndihmuar të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Vinicius Jr është braziliani i parë që nga viti 2007 që fiton një çmim individual të kësaj rëndësie.

Teilen: