• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlen 100 milionë euro, Barela mahnit Europën me performancat tek Interi

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kudo që shihje ishte një numër 23. Me takë dhe me majë, si një balerinë që ndiqte hapat e tij, shërbente për shokët e skuadrës dhe admirohej nga ata, rivalët, tifozët dhe të gjithë. E admironte edhe Ligabue, i fokusuar nga kamerat me shallin zikaltër mes mijërave bavarezëve.

Screenshot 2025-04-11 083929

Po ashtu, edhe agjenti i tij, Alesandro Beltrami, i cili humbet pak ndeshje, por në Mynih ishte për të parë lojtarin e tij magjik. Kur Nikola Berti çmendte Bavarinë, Barela nuk ishte as në mendjet e prindërve të tij.

KURRË KËSHTU- Por Nikolo Barela nuk është thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm vetëm me fjalë. E konfirmojnë edhe shifrat. Nëse klikon në transfermarkt ai vlen 80 milionë euro dhe më shumë sesa mesfushori zikaltër vlejnë 5 të tjerë: Valverde, Rodri, Pedri, Rajs dhe MekAlister.

Por nëse do të flasim për merkaton reale, vlera e Barelës është 100 milionë euro. Ai kurrë nuk ka qenë kaq i fortë, kaq i plotë, kaq me vazhdimësi dhe me kualitet në mesfushë. Barela sot për sot është lojtari italian më i vlefshëm dhe më i çmuar. Dhe nëse ndodh një transferim i mundshëm do të thyente ndonjë rekord, të cilin për momentin e mban Tonali me 59 milionë euro.

RRITJE- Nuk është rastësi që Nikolo ka prekur maksimumin e tij kundër Bajernit. E kemi thënë gjithmonë që ai vlerëson maksimalisht ekipin gjerman. Vetëm për ata ndoshta do të futej në mendime nëse do të largohej nga Interi. Por zikaltrit shpresojnë që nga një birrë në tjetrën të mos ju shkojë në mend diçka e tillë. Të tjerët e kanë tentuar, ashtu si arabët që kanë marrë gjithmonë përgjigjen jo.

Al Hilal është gati që t’i japë 35 milionë euro rrogë në vit, por përgjigjja e tij ka qenë jo, ashtu si ndaj Guardiolës që donte ta merrte në Mançester. Ndoshta do të ndodhë një lëvizje e tillë edhe në verë, ku Liverpuli po e ndjek me vëmendje. Por Nikolo ka dashur që të luajë vetëm me Interin dhe këtë gjë e arriti. Pastaj edhe në kombëtare, titulli kampion, Europiani, ylli i dytë, kupa të tjera, shiriti i kapitenit. Tani është në maksimumin e karrierës së tij. Është një mesfushor që ka evoluar në krahasim me atë të vitit 2019 që erdhi tek Interi.

Marota dhe Auzilio shpenzuan 45 milionë euro në atë kohë. Sot Barela është një mesfushor, inkursor, organizator dhe numër 10. Është një arkitekt dhe punëtor njëkohësisht, është antipasta dhe ëmbëlsira. Kaq shumë gjëra të bukura. Kualitet dhe vazhdimësi. Vetëm në sezonin e tij të parë nuk arriti më shumë se 35000 minuta për shkak të një dëmtimi. Për lojtarët thonë gjithmonë se kanë marzh përmirësimi, ndërsa Barcela kërkon vetëm Champions-in. Sigurisht që mund ta ëndërrojë me këtë formë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Kosova përballet sot me Gjeorgjinë në futsall

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.