Tuesday, 26. May 2026
Sport

Vllaznia “blindon” portën, Kristi Qarri rinovon deri në vitin 2027

GS 25/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ka spikatur këtë sezon me fanellën kuqeblu, duke shpëtuar në shumë raste portën e Vllaznisë. Paraqitjet e mira të portierit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë vendosur të rinovojnë kontratën e Kristi Qarrit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Vllaznia zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me portierin 23-vjeçar deri në vitin 2027.

Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2027 me portierin Kristi Qarri”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: