Wednesday, 13. May 2026
Sport

Vllaznia prezanton uniformën e parë për sezonin

GS 14/08/2024 1 Min. Lesezeit

Vllaznia prezanton uniformën e parë për sezonin!

Kërkesa të shumta, mbajmë atë me hartën e Shkodrës!

Klubi i Vllaznisë ka prezantuar për tifozët shkodranë uniformën e parë që kuqeblutë do të veshin në sezonin e ri që fillon pas pak ditësh.

Në fakt, bëhet fjalë për uniformat e “vjetra”.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, duke prezantuar këto uniforma, klubi ka bërë të ditur se do të mbajë përsëri uniformën e edicionit të kaluar, për shkak të kërkesave të mëdha që ka pasur për to nga tifozët, si dhe faktin se ato janë unike pasi kanë në dizajnin e tyre edhe hartën e rrugëve të Shkodrës.

Teilen: