• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlora Braha, delegatja e parë teknike nga Kosova

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Braha, delegatja e parë teknike nga Kosova në një ndeshje zyrtare të kualifikimeve për FIBA Kampionatin Evropian për Femra

Federata e Basketbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se, Vlora Braha do të jetë për herë të parë në rolin e Delegates Teknike në një ndeshje kualifikuese për FIBA Kampionatin Evropian 2025 për Femra.

Ajo do të jetë Delegate Teknike në ndeshjen mes Turqisë dhe Islandës, që zhvillohet më 6 shkurt në Izmit, nga ora 17:00.

Braha ka qenë më parë shoqëruese e Delegatit Teknik në disa ndeshje kualifikuese të këtij kompeticioni.

Pas një pune të suksesshme dhe vlerësimeve pozitive nga FIBA, ajo tani është emëruar në rolin e Delegates Teknike, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar dhe duke u bërë kështu Delegatja e Parë Teknike e Federatës së Basketbollit të Kosovës në të dyja konkurrencat.

Kjo arritje dëshmon përkushtimin e FBK-së për të promovuar ish-basketbollistët dhe ish-basketbollistet që dëshirojnë të mbeten aktivë/e në sport edhe pas përfundimit të karrierës si lojtarë/e.

Ky është një hap i rëndësishëm për basketbollin tonë në arenën ndërkombëtare dhe një shembull i qartë i angazhimit të FBK-së për zhvillimin e profesionistëve të rinj në sport.

Next Post

Aston Martin ëndërron titullin në Formula 1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.