Tuesday, 5. May 2026
Sport

Vojvoda asiston në Kupë të Italisë

GS 16/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mërgim Vojvoda ka kontribuar me një asistim të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Comos.

Como fitoi 3:1 ndaj Sudtirolit në shtëpi në kuadër të raundit të parë të Kupës së Italisë.

Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda, asistoi te goli i barazimit për 1:1 të cilin e realizoi Anastasios Douvikas në minutën e 39-të. Ai e kompletoi ndeshjen.

Sudtiroli bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Teilen: