Sunday, 25. January 2026
Sport

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

GS 17/12/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Volejbollit e Kosovës është pajisur zyrtarisht me sistemin modern Video Challenge, duke shënuar një moment historik për zhvillimin e volejbollit në vend.

Me këtë investim, FVK bëhet federata e parë në rajon që implementon këtë teknologji të avancuar në garat elite, një hap i rëndësishëm drejt standardeve bashkëkohore të sportit ndërkombëtar.

Sistemi Video Challenge mundëson rishikimin e aksioneve vendimtare gjatë ndeshjeve, duke rritur ndjeshëm saktësinë e vendimeve të gjyqtarëve, transparencën dhe drejtësinë sportive. Përdorimi i tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e ndeshjeve dhe në besueshmërinë e garave të nivelit të lartë që zhvillohen në Kosovë.

Ky projekt është realizuar falë financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa sistemi do të përdoret në ndeshjet më të rëndësishme të volejbollit kosovar.

Me këtë hap strategjik, Federata e Volejbollit e Kosovës vazhdon të konfirmojë përkushtimin e saj ndaj inovacionit, zhvillimit dhe rritjes së vazhdueshme të cilësisë së volejbollit në vend.

Teilen: