Monday, 31. August 2026
Sport

Vora-Egnatia në RTSH, Dede: Skuadra tregoi karakter dhe mentalitet fituesi

GS 31/08/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores me përmbysje përballë Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit Abissnet Superiore. Tekniku i rrogozhinasve thotë se skuadra e tij tregoi karakter, duke treguar mentalitet fituesi përballë një kundërshtari që meriton respekt si Vora.

“Një fjali që ua thashë djemve para ndeshjes, ne kemi bërë shumë mbrëmje europiane dhe të suksesshme dhe gjithçka falë talentit të djemve. Sot duhet të tregoni standartin dhe karakterin që duhet të mbanim. Kjo më kënaq më shumë, sepse treguan karakter edhe pse vuanim, edhe pse jemi të lodhur, është ndeshja e katërt në 11 ditë mos gaboj.

Mentaliteti fitues, karakteri i skuadrës, sakrifica që bënë, sepse edhe për Vorën ishte e vështirë të luante në nxehtësinë e diellit, në bar sintetik. Por në fund fare është karakter dhe merita i shkon vetëm djemve dhe askujt tjetër.

Unë mendoj që është trepikësh i artë për ne, pasi këtu do të ketë vështirësi çdo kundërshtar. Sa u përket zëvendësimeve, normale ata kanë marrë më shumë minuta në këtë periudhë. Maksimumi që unë mund t’i përdorja ishin ato minuta që ju i patë në fushë. Gjithsesi mendoj se grupi është aq i fortë dhe i bashkuar sa që edhe në vuajtje, edhe në ndeshje në ditë jo të mira, di të reagojë”, ka thënë mes të tjerash Dede.

Teilen: