“All England Club” nderon Andy Murray me një statujë. Tenisti britanik është kujdesur personalisht në këtë projekt që pritet të finalizohet brenda dy vitesh.
Murray do të nderohet për faktin se i dha fund pritjes 77 vjeçare të britanikëve duke triumfuar në Wimbledon në finalen e madhe të 2013-ës ku mundi Novak Djokovic.
“All England Club” kërkon të nderojë tenistin për momentet e veçanta që i fali britanikëve. Siç dihet Murray ka fituar edhe U.S. Open, Davis Cup dhe dy medalje të arta në Lojrta Olimpike.