Mesfushori i Liverpool, Florian Wirtz, është i kënaqur me fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj rivalëve të Brighton. Sukses që mban skuadrën e “reds” në vendin e katërt të renditjes së Premier League.
“Patëm mentalitetin e duhur për këtë ndeshje. Në pjesën e parë i dominuam, ishim shumë të fortë në duele dhe krijuam shumë raste. Është pozitive që e mbyllëm pjesën e parë duke u mbrojtur mirë. Jam vërtet i kënaqur“, tha Wirtz.
Ai ishte protagonist në golin e parë, që u vlerësua si autogol i Pascal Gross: “Do të doja që goli të më regjistrohej mua, por kjo është situata. Ishte një moment i mirë për të kaluar në avantazh. Jam i lumtur që munda të kontribuoj”.
“Ecuria e ekipit është vërtet e shkëlqyeshme. Mendoj se shumë gjëra nuk shkuan siç duhej gjatë muajit të fundit, ndaj jam edhe më i lumtur që tani gjithçka po shkon mirë. Jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona”, shtoi gjermani.
Në lidhje me dëmtimin në kyçin e këmbës, ai sqaroi: “Besoj se do të jetë në rregull. Nuk është asgjë serioze. Ende nuk di shumë, ndaj duhet ta kontrollojmë, por nuk besoj se do të zgjasë shumë.”