Wednesday, 6. May 2026
Sport

Witsel po transferohet në Serie A

GS 05/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Axel Witsel ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të transferohet në Serie A të Italisë.

Është skuadra e Udineses që ka shprehur interesim për belgun 36-vjeçar, të cilin po e sheh si përforcim me përvojë dhe të duhur për repartin e mesfushës.

Witsel është lojtar i lirë pasi para një muaji i skadoi kontrata me Atletico Madridin dhe tek Udinese mund të transferohet falas.

Thuhet se ekipi Italian tashmë i ka ofruar Witselit kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Belgu krahas Atletico Madridit ka luajtur edhe për Borussia Dortmundin, Zenitin, Benfican e Standardin kurse për një sezon ka bërë karrierë edhe në Kinë.

Teilen: