Tuesday, 14. July 2026
Sport

Xabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?!

GS 14/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso dje ishte në konferencë për media, të parën në stolin e Bluve të Londrës.

Alonso u pyet nga gazetarët në lidhje me Granit Xhakën, i cili ishte raportuar se kishte arritur marrëveshje me Chelsean.

Megjithatë, kjo marrëveshje u prishë, pasi Chelsea nuk arriti të bënte ofertën bindëse për Sunderlandin.

Pikërisht për mesfushorin shqiptar u pyet Alonso, trajneri spanjoll.

Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Granit Xhaka? Nuk kam koment për lojtarët që s’janë pjesë e jona!”

Kujtojmë që Xhaka është larguar nga Kupa e Botës pas eliminimit të Zvicrës nga Argjentina. Ai do të pushojë dhe do t’i bashkohet “Maceve të Zeza” në stërvitje.

Teilen: