• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xabi Alonso reagon ashpër pas disfatës së thellë të Realit ndaj Atleticos në derbin e Madridit

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi ka pësuar humbje të thellë me rezultatin 5-2 në derbin ndaj Atleticos në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo humbje e thellë pas gjashtë fitoreve radhazi nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili pas ndeshjes pati kritika për ekipin e tij.

“Ishte një ndeshje e keqe. Nuk ishim aspak mirë. Pa justifikime, na vjen keq. Na munguan shumë gjëra. Kjo humbje dhemb. Do ta përdorim këtë për të mësuar nga gabimet tona. Nuk gjetëm zgjidhje, ishte një ndeshje e dobët. E merituam humbjen.

I dhamë kundërshtarit shumë dhurata. Ua dhamë gjithçka, dhe nuk konkurruam. E merituam humbjen, pa dyshim.

Nuk duhet të harrojmë rrugën e mirë që kemi ndjekur. Sigurisht që kur ndodh një humbje kaq e rëndë, të dhemb, por duhet të kthehemi te ajo që dimë të bëjmë mirë, dhe duhet të reagojmë tani”, ka deklaruar tekniku spanjoll.

“Los Blancos” tani do të fokusohen tek Liga e Kampionëve, ku të martën do të luajnë në udhëtim ndaj Kairat Almatyt në Kazakistan.

Next Post

Juventusi luan baras me Atalantan, Zhegrova i jep ritëm lojës pas inkuadrimit si zëvendësues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.