La Liga-s po i vjen fundi dhe ndeshjet e fundit të Barcelona-s do të jenë gjithashtu të fundit nga një prej lojtarëve kyç në historinë e klubit Blaugrana, Sergio Busquets.
Gjatë javës, në fakt, mesfushori dhe klubi kishin bërë të ditur se në fund të sezonit rrugët e palëve do të ndaheshin.
Ndaj, në kuadër të ndeshjes së sotme kundër Espanyol-it, trajneri Xavi nuk i ka kursyer elozhet në konferencën për shtyp për atë që ka qenë edhe shok i tij i skuadrës në të kaluarën.
“Është shumë e rëndësishme që Sergio të largohet duke fituar një La Liga dhe të ndihet i rëndësishëm.
“Lamtumira e tij ndikon në ekipin tonë, por është vendimi i tij, është vendimi i një miku, lojtari më i zgjuar me të cilin kam luajtur. Ai ishte 10 në gjithçka: sjellje, stërvitje, qëndrim, në futboll…”, tha trajneri për mesfushorin.
“Mund të them se ai është mesfushori më i mirë në historinë e Barcelona-s, mesfushori më i mirë që kanë parë me sytë e mi.
“Të mos e shoh atë në nominimet për Topin e Artë gjithmonë më është dukur si një padrejtësi. Ju thoni se unë dhe Iniesta jemi ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave dhe do të shtoj edhe Busquets”.