VfB Stuttgart ka arritur ta ndal Bayer Leverkusen në një barazim 1:1.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Bayer Leverkusenin në Bundesligë.
Stuttgarti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 40-të me golin e Chris Fuehrich.
Por, vetëm shtatë minura më vonë kryesuesit e Bundesligës barazuan rezultatin në 1:1.
Granit Xhaka, kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës së Leverkusenit.
Leverkuseni mbetet lider me 36 pikë. Por nuk ka shfrytëzuar dështimin e Bayernit për t’u shkëputur edhe më shumë.
Bayerni është i dyti me 32 pikë nga 13 ndeshje. Stuttgarti është i treti me 31 pikë. /Lajmi.net/