Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës.
Zvicra, barazoi 1:1 ndaj Katarit në ndeshjen e parë të Grupit B dhe tani të gjitha kombëtaret kanë nga një pikë.
Edhe dueli tjetër i këtij grupi, ai ndërmjet Kanadasë dhe Bosnjë e Hercegovinës përfundoi pa fitues, 1:1.
“Nuk është se nuk krijuam mjaftueshëm raste. Por humbëm ritmin tonë dhe kjo nuk mund të ndodhë në këtë nivel. Të gjithë vraponin pa qëllim dhe në fund të fundit, duhet të respektosh pozicionet e tua dhe të bësh vetëm atë që kërkon trajneri. Nuk e di, nuk ke pse të jesh ‘showman’ dhe të bësh gjithçka vetë. Është për të ardhur keq dhe shumë e hidhur. Doja një ditë ndryshe. Ka të bëjë me disiplinën. Nëse të mungon disiplina, është e vështirë. Portieri i Katarit pati një ndeshje fantastike”, ka thënë Xhaka.
Ai luajti gjatë tërë ndeshjes ndaj Katarit, ndërsa te Zvicra në këtë përballje u aktivizua edhe Ardon Jashari.
Ndeshjen e radhës, Zvicra e luan më 18 qershor në Los Angeles.