Wednesday, 21. January 2026
Sport

Xhaka lider dhe i saktë nga penalltia, dërgon Sunderlandin tutje në Kupën FA

GS 10/01/2026 1 Min. Lesezeit

Granit Xhaka dhe Sunderlandi kanë avancuar në raundin e katërt të Kupës FA të shtunën, pas fitores ndaj Evertonit.

Në fakt, triumfi i Sunderlandit u arrit vetëm falë ekzekutimit të penalltive, 3:0. Njërin prej penalltive e ekzekutoi me sukses Xhaka, kapiteni i skuadrës. 

Koha e rregullt u mbyll 1:1.

Enzo Le Fee shënoi për epërsinë 1:0 të Sunderlandit në minutën e 30-të, kurse James Garner realizoi nga penalltia në minutën e 89-të.

Pikërisht Garner e humbi penalltinë e parë për Evertonin, ndërsa pas tij dështuan edhe Thierno Barry dhe Beto.

Për Sunderlandin, Le Fee e shënoi penalltinë e parë, kurse Xhaka të dytin. Luke O’Nien e vendosi sfidën me penalltinë vendimtare.

Teilen: