Monday, 24. August 2026
Sport

Xhamal Musiala është “Lojtari i Vitit” i Kombëtares gjermane të futbollit

GS 12/12/2024 1 Min. Lesezeit

Xhamal Musiala është nderuar sot me çmimin “Lojtari i Vitit” i Kombëtares gjermane të futbollit. Fantazisti i Bajernit të Mynihut ka marrë këtë çmim pas një votimi të bërë në llogarinë e Instagramit të Federatës Gjermane të Futbollit.

Musiala ka marrë 56% të votave ndërsa në vend të dytë dhe tretë renditen respektivisht Florian Virtz (38%) dhe Kai Haverc (6%).

Teilen: