• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhudo e Kosovës më lëvdata nga federata evropiane e botërore

12/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) dhe Federata Evropiane e Xhudos, kanë thurë lavde për suksesin e arritur të xhudos së Kosovës në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” që përfunduan të dielën.

Kosova fitoi dy medalje olimpike në Paris, të argjendtën me Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe të bronztën me Laura Fazliun në kategorinë deri 63 kilogramë.

Pra, Kosova ishte në mesin e 91 vendeve me medalje të fituara, ndërsa plot 115 shtete kanë mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike Verore që u hapën më 26 gusht dhe u mbyllën të dielën në mënyrë madhështore.

Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) të hënën ka pranuar dy letra nga dy institucionet, ajo botërore dhe evropiane e xhudos.

“Puna dhe aftësia juaj e palodhur kanë bërë që të fitoni një medalje të argjendtë dhe një të bronztë për Kosovën gjatë Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’”, thuhet ndër të tjera në letrën e federatës ndërkombëtare të xhudos. Për suksesin e Kosovës në Paris, fjalë të mëdha në letër ka shkruar edhe  federata Evropiane e xhudos.

“”Ky sukses në Lojërat Olimpike tregon talentin dhe shpirtin e jashtëzakonshëm brenda federatës tuaj”, thuhej ndër të tjera në letrën e federatës evropiane.

Letrën e IJF-së dhe EJU-së, Federata e Xhudos e Kosovës i ka publikuar të hënën.

Krahas Distrisë e Laurës, në Paris janë paraqitur edhe Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Next Post

ZYRTARE/ Atletiko Madrid prezanton goditjen e madhe të merkatos, Julian Alvarez i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Simeone

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.