Yamal për “CBS”: Nuk ndjej presion, luaj për qejf, dua të bëhëm yll!
Lamine Yamal në vigjilje të ndeshjes mes Barçës dhe Atletico Madrid ka dhënë një intervistë për amerikanen “CBS” ku ka treguar shumë mbi karakterin e tij dhe mënyrën se si shikon futbollin.
“Kurrë nuk ndjej presion kur luaj futboll. Prindërit e mi kanë qenë në presion pasi u dashur që të menaxhojnë familjen, për mua ai është preisoni i vërtetë”, tha Yamal.
“Unë mundohem që të argëtohem në fushë. Mendoj se familja dhe miqtë e mi kanë kaluar situata shumë herë më të vështira se të luash futboll në jetë”, shtoi lojtari i Barçës.
I pyetur nëse ndihej nën presion kur mediet e konsideronin një yll, Yamal u përgjigj: “Jo, aspak! Përkundrazi, më pëlqen të jem një yll në fushë”.
Teilen: