• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylber Ramadani konfirmon interesimin e Interit: Është një motivim i madh

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecces, Ylber Ramdani ka konfirmuar se ai ka zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe u shpreh se ndihet tepër i motivuar nga interesimi i klubit zikaltër.

“Ai ishte në Tiranë, takova Ausilion dhe qëndruam gjatë duke biseduar. Për mua është një motiv shumë i madh, nuk mund të ndaloj së punuari për të shkuar te Interi”, ka thënë fillimisht Ramadani.

Mesfushori shqiptar 27-vjeçar foli më pas për idenë për të luajtur me bashkatdhetarin e tij, Kristjan Asllani, te zikaltërit.

“Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj gjëra të tjera. Mund të luaj me një ose dy mesfushorë qendrorë, nuk ka problem”.Së fundi, Ramadani ka bërë një premtim për rivalët e Interit, Milanin.

“Nëse shënoj një gol kundër Milanit, do të kthehem për të bërë një intervistë me fanellë”, përfundoi mesfushori nga Kosova.

Interi është në kërkim të Scudettos këtë sezon dhe mund të kërkojë të forcojë mesfushën e tyre në merkaton e janarit me një opsion me kosto të ulët./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar ‘Gongu i Artë’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.