Ylber Ramadani është ndër futbollistët shqiptar që e ka bërë ngjitjen më të madhe në karrierë vitet e fundit.
Mesfushori nga Shtimja, Ylber Ramadani po shkëlqen me Leccen dhe ka rënë edhe në sytë klubeve të mëdha në Seria A.
Ramadani po konsiderohet si lojtari kryesor i Lecces duke qenë titullar i padiskutueshëm.
Siç raporton “pianetaleçe.it”, drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka qenë në stadium duke parë nga afër takimin ndaj Monzës.
Në atë sfidë, 27-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm teksa nuk pushoi për asnjë minutë në fushë.
Nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen mesfushori do t’i bashkohej “zikaltërve” dhe shokut të tij në Kombëtaren shqiptare, Kristjan Asllanit.
Ramadani e ka nisur karrierë në Kosovë te FC Ferizaj.
Ka luajtur edhe për Dritën dhe Prishtinën para se të transferohet te Partizani i Tiranës.
Ai ka bërë karrierë edhe në Hungari te MTK Budapest para se të transferohet në Skoci te Aberden.
Nga Skocia në këtë verë u transferua te Lecce në Serie A. /Lajmi.net/