Sunday, 25. January 2026
Sport

Ylli forcohet me amerikanin Hall

GS 18/12/2025 1 Min. Lesezeit

Menjëherë pas humbjes nga Bashkimi, skuadra e Golden Eagle Yllit ka prezantuar përforcimin e ri.

Bëhet fjalë për fundorin Darious Hall, i gjatë 199 centimetra që do të jetë pjesë e skuadrës nga Suhareka për pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Amerikani ka karrierë në Evropë pasi ka luajtur në Bullgari e Poloni, ku e kishte një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje.

Hall pritet të debutojë këtë vikend kur Ylli të përballet me Borën në udhëtim në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Aktualisht, Ylli zë vendin e fundit në tabelë, ku pas 12 ndeshjeve të luajtura deri më tani, ka një bilanc prej 3 fitoreve e 9 humbjeve.

Teilen: