Friday, 13. February 2026
Sport

Ylli i basketbollit amerikan, Kevin Durant do të financojë miliona dollarë te PSG-ja

GS 14/08/2024 1 Min. Lesezeit

Kevin Durant, ylli i “Dream Team” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shfrytëzuar udhëtimin për në Europë jo vetëm për sport, por edhe për biznes.

Mësohet se ylli i Suns në NBA tashmë është pjesë e PSG-së pasi nëpërmjet shoqërisë së tij “Boardroom” ka mundur që të blejë një kuotë të vogël aksionesh të skuadrës franceze.

Operacioni, i orkestruar nga fondi amerikan i investimeve “Arctos Sports Partner”, mësohet se ka qenë rreth 4.3 miliardë euro, të cilat konvertohen në 12.5% të aksioneve.

Sipas burime të “The Athletic”, Durant ka kontribuuar me disa milionë dollarë.

Teilen: