Friday, 11. September 2026
Sport

Ylli i Premier League-ës përmbys makinën e tij 160.000 mijë £

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtari i ri i Hull City-t, Sorba Thomas, mbeti i varur kokëposhtë në Land Rover-in e tij Defender teksa po shkonte në stërvitje.

Klubi i Hull-it ka konfirmuar se Thomas, 27 vjeç, ndodhej në automjet.

Në pamjet nga vendi i aksidentit, i cili ndodhi në Millhouse Wood Lane në Cottingham, shihet një anëtar i stafit të klubit, i cili besohet të jetë trajneri Sergej Jakirovic.

Banorët të tronditur asistuan në aksident në rrugën e ngushtë, ku sipas vendasve shpejtësia zakonisht nuk i kalon 15 milje në orë (rreth 24 km/h).

Në një deklaratë të klubit Hull City ditën e sotme thuhej se: “Hull City konfirmon se Sorba Thomas nuk ka pësuar dëmtime pas një aksidenti rrugor pranë kompleksit stërvitor të klubit në Cottingham”.

Teilen: