Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi duket se është vendosur, me trajnerin Luciano Spalletti që nuk e preferon futbollistin kosovar.
Gazetari italian Mirko Di Natale ka raportuar se Juventusi ka vendosur ta lërë Zhegrovën jashtë listës për Ligën e Evropës, ndërsa ai mund të mbetet jashtë edhe listës për Serie A. Situata e tij lidhet edhe me atë të Nico Gonzálezit.
“Spalletti nuk është një admirues i madh i Edon Zhegrovës. Si klubi, ashtu edhe trajneri kanë marrë tashmë vendimet”, deklaroi Di Natale.
Sipas tij, Zhegrova e ka përjetuar keq vendimin, ndërsa Juventusi shpreson të gjejë një blerës nga Turqia ose Arabia Saudite, ku afati kalimtar mbetet i hapur.
Klubi italian do të marrë në konsideratë vetëm një transferim të përhershëm dhe do të ishte i gatshëm ta shiste Zhegrovën për të paktën 15 milionë euro, me shumën që mund të rritet përmes bonuseve.