Wednesday, 20. May 2026
Sport

Zekaj fiton luftën e parë në Grand Slamin e Abu Dhabit

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, ka arritur ta fitojë luftën e parë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Zekaj është kualifikuar në raundin e dytë pasi mposhti Islam Bozbayev në përballjen e parë, shkruan lajmi.net.

Kosovari tani do të përballet me Arman Adamian, i cili ndeshjen e parë e kaloi pa luftë.

Në këtë Grand Slam morën pjesë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Gjakova arriti të zërë vendin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogram duke fituar medaljen e argjende, derisa Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami. /Lajmi.net/

Teilen: