President i La Ligas, Havier Tebas ka analizuar situatën e futbollit spanjoll ku ka trajtuar një sërë temash të rëndësishme. Duke folur për gazetën portugeze “A Bola”, ai ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit në merkato, duke përmendur emrin e Mbapesë si një përforcim i mundshëm i Realit të Madridit.

“Ikja e dy lojtarëve simbol si Mesi dhe Ronaldo ka pasur efektet e veta në La Liga, por do të shtoj se ndikimi i tyre ishte më pak i dëmshëm financiarisht nga çfarë mendoja fillimisht.
La Liga me siguri nuk ka pasur rënie, sepse Spanja gjeti resurse për të kapërcyer këtë moment. Megjithatë këto ditë po flitet për Mbapenë. Jam i bindur se ardhja e mundshme e tij do të ketë një efekt shumë pozitiv në La Liga”, deklaroi shefi i Ligës spanjolle.
PANORAMASPORT.AL