Tuesday, 19. May 2026
Sport

Zhegrova e Lille barazojnë në Ligën e Konferencës

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lille nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Slovan Bratislava në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e zhvilluar në “Tehelne Pole” përfundoi me rezultat 1:1, shkruan lajmi.net.

Pas një pjese të parë pa shumë raste, Angel Gomes ia dhuroi epërsinë skuadrës franceze.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta shpëtonin një pikë, kur në minutën e 80 shënoi Aleksandar Cavric.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ishte startues në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 68-të.

Lille mbetet në vendin e parë pavarësisht rezultatit me tetë pikë të grumbulluara, derisa Slovan Bratislava është e dyta me një pikë më pakë. /Lajmi.net/

 

Teilen: