Thursday, 26. November 2026
Sport

Zhegrova mund të jetë gati për Venezian

GS 17/11/2026 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Juventusi e luan këtë vikend në kuadër të kampionatit italian.

Mediumet në Itali kanë bërë të ditur se Zhegrova nuk është i lënduar, por vetëm ka lodhje apo ngarkesë të muskujve dhe të mërkurën pritet të stërvitet me ekipin.

27-vjeçari u lirua nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës një ditë pas ndeshjes me Izraelin, në të cilin ishte titullar dhe luajti për 70-të minuta.

Në njoftimin e FFK-së, thuhej se Zhegrova është liruar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Irlandën për shkak të një lëndimi.

Majde, mediumet italiane raportojnë se Zhegrova pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Venezias, të cilën Juventusi e luan në shtëpi të dielën prej orës 12:30 në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Teilen: