Monday, 2. November 2026
Sport

Zhegrova sërish me ndikim te Juventusi

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse luajti vetëm gjysmë ore, Edon Zhegrova pati sërish ndikim pozitiv te skuadra e Juventusit, që të dielën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Napolit.

Zhegrova u inkuadrua në minutën e 60-të kur rezultati ishte 0:0 dhe vetëm dhjetë minuta më vonë, ai asistoi për golin e epërsisë të Juventusit.

Tani, Zhegrova ka 2 gola e 2 asistime në Serie A, ndërsa kundër Napolit e zëvendësoi sulmuesin francez, Randal Kolo Muani.

“Ai ka luajtur mirë dhe e kam larguar nga fusha për të aktivizuar dikë më të freskët. Në atë moment, Zhegrova ka mundur të luajë lojën e tij pasi ne u përmirësuam”, ka thënë trajneri Luciano Spalletti.

Po ashtu, Spalletti ka pranuar së zëvendësimet kanë bërë dallimin ndaj Napolit kurse ka arsyetuar kohën kur e aktivizoi Zhegrovën, duke theksuar se Juventusi filloi të ndërtojë më shumë dhe kështu ishte e mundur të shfaqen cilësitë e kosovarit.

Krahas tifozëve që kishin komente pozitive për Zhegrovën, gjithashtu edhe mediumet e afërta me Juventusin kanë vazhduar të shkruajnë mirë për sulmuesin e krahut.

Teilen: