Sunday, 25. October 2026
Futboll

Zhegrova sërish në stol, Cagliari surprizon Juventusin në pjesën e parë. Vendimtar Maldini (video)

GS 11/10/2026 1 Min. Lesezeit

Cagliari i drejtuar nga Fabio Pisacane, është padyshima surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani në Serie A. Kuqeblutë po udhëheqin 1-0 ndaj Juventusit, pas pjesës së parë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë.

Sfida në “Unipol Domus” u zhbllokua në minutën e 20-të, ku Daniel Maldini provon të gjejë golin, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja juventine, megjithatë vendasit insistojnë deri në fund dhe pas asistit të Paul Mendy, ishte ish-mesfushori i Milanit dhe Atalantës që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, Cagliari iua frua golit të dytë, por goditja e Harry Winks u ndal mjeshtërisht nga Guglielmo Vicario. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Cagliarin. Një Juventus totalisht në hije. Edon Zhegrova gjendet sërish në stol, pavarësisht formës së mirë që tregoi te Kosova.

SHIKOGOLIN

Teilen: