Saturday, 2. May 2026
Sport

Zhegrova: Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar

GS 11/09/2025 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova është paraqitur sot në konferencë për shtyp, të parën që prej se është bërë pjesë e Juventusit, dhe  nuk e ka harruar popullin e tij.

Futbollisti ofensiv u pyet nëse do t’ia japë kryeministrit shqiptar, Edi Rama fanellën e tij të parë pasi ky i fundit është tifoz i flaktë i Juves dhe ia mundësoi ta marrë pasaportën shqiptare për t’u transferuar më lehtë tek “Bianconeri”.

“Sigurisht dhe i jam mjaft mirënjohës. Unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar”, deklaroi Zhegrova në konferencë për shtyp.

Teilen: