Wednesday, 13. May 2026
Sport

Zhiru-Pavar, ish-sulmuesi i Milanit mbulon stemën e Interit

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Rrjetet sociale janë një mjet komunikimi shumë efikas, sidomos për sportistët me miliona ndjekës.MixCollage-28-Jul-2024-09-42-PM-5818Në një postim të bërë viral dje, shfaqet një skenë qesharake ku protagonistët janë Olivie Zhiru dhe Benzhamë Pavar. Në fakt, duke pozuar për një foto me interistin, ish-sulmuesi i Milanit mbulon logon e Interit në pantallonat e shkurtra të mbrojtësit.

Me pak fjalë, kur të jesh tifoz i Milanit, do të jesh gjithmonë i tillë, pavarësisht se në gjashtë derbet e fundit Zhiru nuk fitoi asnjërin dhe pa t’i valëvitej në fytyrë titulli së bashku me yllin e dytë të Interit. Postimi ka marrë pëlqime, por edhe shumë komente ironike nga tifozëritë e dy skuadrave të Milanos.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: