Wednesday, 22. April 2026
Sport

Zllatan nuk i foli për thuajse 2 vjet, Galiani surprizon me deklaratën: Ibra kuqezi që në 2006-ën, por… skandali

GS 19/02/2024 1 Min. Lesezeit

Zlatan Ibrahimoviç nuk i foli për thuajse dy vjet Adriano Galianit kur ky i fundit e shiti në “paketë” me Tiago Silvën te PSG-ja. Tashmë që të dy janë drejtues, raportet janë përmirësuar ndjeshëm me Galianin që në një deklaratë përpara Monza-Milan ka deklaruar:

GGnQDXGXAAANNhY

“Mund të kishte ndodhur edhe më përpara që Ibra të vishej kuqezi. Do të thoja që në 2006-ën. Braida po përgatiste detajet e fundit, më pas shpërtheu skandali i “Calciopoli”, me Milan-n që u penalizua me 30 pikë. Për të njëjtat arsye, Ibra po largohej nga Juventus dhe Interi na parakaloi”.

Ndërkohë po dje, suedezi dhe administratori i Monzës kanë drekuar së bashku përpara se të shkonin në stadium për sfidën mes klubeve ku punojnë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: