Jan Zomer e vlerësoi fitoren kundër Torinos shumë të rëndësishme, por tha se ekipi duhet që të punojë shumë për t’u përmirësuar dhe për të qenë më i vëmendshëm.
FITORJA- “Është shumë e rëndësishme. Duhet që të jemi të vëmendshëm në këto ndeshje sepse rrezikohet surpriza. Nuk jemi të lumtur 100% sepse kemi bërë gabime ku duhet të punojmë”.
PROBLEMI- “Është një pyetje e vështirë. Për momentin nuk mund të përgjigjem. Në vitin e kaluar, mbrojtja ishte një nga pikat tona më të forta. Pësonim shumë pak gola. Këtë herë kemi pësuar shumë, edhe pse e njohim më mirë njëritjetrin. Sigurisht që duhet të përmirësohemi. Për këtë arsye nuk mund të jemi të kënaqur”.
DETAJET- “Sigurisht që duhet të përmirësohemi. Ndonjëherë kundërshtarët kanë disa raste edhe me fat dhe janë gjëra që të bëjnë të paguash shtrenjtë. Kemi pësuar 9 gola dhe janë shumë në krahasim me vitin e kaluar. Na duhet ekuilibër”.
PENALLTIA- “Më vjen shumë keq dhe mëkat i madh që nuk e arrita dot. Por penalltitë kështu janë. Ndonjëherë kur e prek topin duhet që ta largosh nga kuadrati. Kërkoj që të bëj më të mirë në ndeshjen e radhës”.
PANORAMASPORT.AL