Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Kosovës ndanë pikët sonte në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.
Faqja e specializuar “SofaScore” ka publikuar vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes.
Mërgim Vojvoda (7.6), Muhamet Hyseni (7.3), Ilir Krasniqi (7.1) dhe Visar Bekaj (7.1) morën notat më të larta nga radhët e “Dardanëve”.
Ruben Vargas (8.2) mori notën më të lartë te “Helvetikët”, duke qenë edhe më i vlerësuari i ndeshjes.