A do të rikthehet në kombëtare në mars?, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Zvicra po debaton për shqiptarin që çoi peshë Serbinë me emrin e tij që ishte në bluzën e Granit Xhakës pas ndeshjes me 2 dhjetor të vitit 2022 në Doha të katarit, mes Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror.
Kanë përfunduar bisedimet mes Federatës së Futbollit të Zvicrës (SFV) dhe futbollistit Ardon Jasharit.
Por është ende e paqartë nëse futbollistit do të marrë një ftesë për në muajin mars.
“Jashari nuk e tha asnjë fjalë tjetër për kombëtaren e Zvicrës.
Të gjithë po pyesin pse ai refuzoi ftesën për U21 në nëntor.
SFV dëshironte që ta dinte këtë personalisht nga ai. Prandaj e thërret për bisedime. Këto zgjatën me javë e më pas me muaj. Që nga fundjava e kaluar palët kanë thënë gjithçka që kanë për t’i thënë njëri-tjetrit.
Tani shtrohet pyetja se si do të vazhdojnë të merren me Jasharin trajnerët Murat Yakin dhe Pierluigi Tami.
Pas tre javësh, më 14 mars, do të publikohet lista për dy ndeshjet miqësore kundër Danimarkës dhe Irlandës.
A figuron edhe emri i Jasharit në listë?
Federata do të debatojë për këtë duke filluar nga e hëna e ardhshme.
Nuk do të ketë dënim për Jasharin në formë mospërfilljeje totale”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran.