Sonte luhen dy ndeshjet e fundit për grupin A në Kupën e Botës, ku do përcaktohet renditja finale. Në Vancouver do takohen Kanadaja dhe Zvicra, të cilat udhëheqin grupin A me nga 4 pikë. Përballja direkte e sotme do të përcaktojë vendin e parë në grup.
Ndeshja tjetër është mes Bosnje-Hercegovinës dhe Katarit, të dyja me nga një pikë. Sfida do të luhet në Seattle dhe do të përcaktojë vendin e tretë, me shpresën që do të jetë një nga 8 më të mirat për të vazhduar më tej.
Zvicra XI: Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi, Sow, Freuler; Vargas, Embolo
Kanada XI: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Choiniere, Saliba, Buchanan, Ali Ahmed; Jonathan David, Larin
Bosnia & Herzegovina XI: Šehić; Kolašinac, Ahmedhodžić, Barišić; Dedić, Cimirot, Pjanić, Stevanović; Krunić; Demirović, Džeko
Katar XI: Barsham; Pedro Miguel, Khoukhi, Salman; Mohammed, Boudiaf, Hatem, Madibo; Al-Haydos; Afif, Almoez Ali