Thursday, 25. June 2026
Sport

Zvicra e Kanadaja kualifikohen, Bosnja në pritje

GS 24/06/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrëmje vendimtare në Grupin B të Kupës së Botës. Zvicra dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin në fazën me eleminim, ndërsa Bosnja mban gjallë shpresat për kualifikim si e treta më e mirë falë një fitoreje të madhe ndaj Katarit. 

Në Vancouver Zvicra, mposhti Kanadanë 2-1. Vargas kaloi helvetët në avantazh menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Manzambi shënoi golin e dytë në minutën e 57. Kanadaja ngushtoi diferencën me Promise, por pa mundur të shmangë humbjen. 

Në Seattle, Bosnja trifumoi 3-1 përballë Katarit. Në pjesën e parë u shënuan tre gola. Alajbegovic dhe autogoli i Abunada-s coi rezultatin në 2-0, ndërsa Al Haydos, përpara përfundimit të pjesës së parë shkurtoi diferencën. Megjithatë, Mahmiç vuloi suksesin 3-1 në minutën e 80’, duke i dhënë Bosnjës tri pikë të rëndësishme. 

Zvicra në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Kanadaja, pavarësisht humbjes e mbylli në vendin e dytë me 4 pikë, nën shoqërinë e Bosnjës(me 4 pikë). Përfaqësuesja ballkanase merr një bonus të rëndësishëm në garën për kualifikim si një nga skuadrat e treta më të mira të Botërorit.

Teilen: