Thursday, 4. June 2026
Sport

Zyrtare: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit

GS 04/06/2026 2 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpulit. Pas aventurës te Bournemouth, trajneri do të nisë një eksperiencë të re te “të kuqtë”, ku pason Arne Slotin, që u largua nga drejtimi i Liverpulit pak ditë më parë.  

“Liverpool FC mund të konfirmojë se Andoni Iraola ka rënë dakord për t’u bërë trajneri i ri i klubit përpara sezonit 2026-27.

43-vjeçari do të marrë drejtimin e ekipit në Anfield për të zëvendësuar Arne Slotin, i cili u largua nga “të kuqtë” të shtunën.

Iraola mbërrin pas tre sezonesh mbresëlënëse në Premier League me AFC Bournemouth, duke i çuar ata në Evropë për herë të parë në historinë e tyre me një përfundim në vendin e gjashtë në tabelë muajin e kaluar”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

“Jam shumë i emocionuar, shumë i emocionuar”, tha ai për Liverpoolfc.com. “Sepse sigurisht që e dini për Liverpoolin, e dini që është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë.”

“Por, duke ndjerë brenda vetes dhe duke kuptuar pak më shumë për këtë klub, gjithmonë kam menduar se është një klub i veçantë.”

“Nuk ke nevojë për shumë gjëra për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është Liverpool.”

“Por padyshim atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët, mundësia për mua të stërvit lojtarë të nivelit të lartë, mundësia për të luftuar për tituj. Mendoj se nuk mund të jetë më tërheqëse se kaq. Është e vështirë ta gjesh. Kështu që, jam vërtet i emocionuar që do të filloj.”

Teilen: