Elbasani njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit shkodran Antonio Delaj. Pas 3 sezoneve te Vllaznia, Delaj është gati të nisë një aventurë të re me fanellën verdheblu.
“Mirë se erdhe në Elbasan, Antonio! Delaj është produkt i akademisë së Vllaznisë, ku u rrit dhe u formua profesionalisht, duke treguar cilësi dhe disiplinë që e dallojnë si një lojtar me të ardhme të ndritur.
Me aftësitë e tij dhe energjinë e që sjell, Antonio pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin verdheblu për sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.